Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Komisionin Becchetti harrojeni, po mbroni një person të kërkuar nga drejtësia shqiptare


Kryeministri Rama tha sot se komisioni i kërkuar nga PD-ja për çështjen Becchetti nuk mund të ngrihet.

Ai tha se çështja është në proces gjyqësor ndërsa biznesmeni në fjalë është në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk ka paguar asgjë ndaj personit në fjalë dhe se PD-ja po nxjerr konfidencialitetin e kërkuar nga gjykata duke dëmtuar interesin kombëtar të vendit.

“Të flisni jo 10 minuta, po të rrini gjithë javën. Të bëni një shtëpi të dytë para se të vijë foltorja te shtëpia e parë. Të rrini këtu të rrini sa të doni. Bëjeni propozimin dhe unë do e jap votën me ju. Komisioni Becchetti nuk mund të ngrihet sepse çështja është në proces gjyqësor. Ai kërkohet të dëshmojë nga drejtësia shqiptare. Ky heroi juaj është në kërkim nga drejtësia shqiptare. Po mbroni një person në kërkim.  Në favorin tonë janë dy vendime në arbitrazh ndaj të njëjtit subjekt. Një në ICS  dhe një në ICIS. Përveç kësaj ju shpifni se shteti shqiptar ka nisur të paguajë. Krejt e pavërtetë. Ju nxirrni një sekret që mbrohet nga konfidencialiteti i vendosur nga gjykata dhe po dëmtoni interesin kombëtar. Komisionin harojeni.” – tha Rama.