Vendosni fjalën kyçe....

“Më tërhoqën si qen” – Paraplagjiku në SHBA merret zvarrë nga policia, nisin hetimet (Video)


Një hetim është duke u zhvilluar në Dayton, Ohio pasi një njeri me ngjyrë paraplegjik paraqiti një ankesë mbi sjelljen  e policisë që e tërhoqi zvarrë gjatë një kontrolli për drogë. Pamjet e ndalimit u kapën nga kamerat.

Clifford Owensby ka paraqitur një ankesë në NAACP në Dayton për këtë incident, i cili ndodhi muajin e kaluar. Pamjet e ndalimit të trafikut u publikuan nga zyrtarët javën e kaluar dhe kanë shkaktuar zemërim, me aktivistët që tregojnë sjelljen e policisë si shembullin e radhës të brutalitetit nga ana e policisë.

Në videon gati 12-minutëshe me pamjet e kamerave të policisë, Owensby tërhiqet dhe i thuhet të dalë nga automjeti i tij në mënyrë që një njësi K-9 të mund të bëjë kontroll rreth makinës së tij për të gjetur drogë të mundshme. Policia thotë se dënimet e Owensby në të kaluarën dhe fakti se ai dyshohet se ishte parë duke lënë një ‘shtëpi të dyshuar që përdorej për drogë’, justifikuan kontrollin.

Kur njëri prej oficerëve i kërkon Owensby -t të dalë jashtë, ai i informon ata se është paraplegjik. Kur oficeri thotë se do ta ndihmojë të zbresë nga automjeti, Owensby kërkon praninë e një mbikëqyrësi. Të dy pastaj futen në një bisedë hidh e prit derisa Owensby kundërshton të zbresë nga makina derisa të thirret një mbikëqyrës dhe policia i thotë atij se ai nuk po bashkëpunon.

Dy oficerë kapin dhe tërheqin Owensby nga makina e tij me dhunë. Owensby nuk mori asnjë akuzë për drogë.

“Ata më tërhoqën në automjetin e tyre si një qen, si mbeturinë.” – tha Owensby në një konferencë shtypi në lidhje me incidentin. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat e tij dhe avokati i tij ka thënë se një padi civile është në proces.