Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden mund të përfshihet në hetimin e FBI-së ndaj të birit Hunter


Email-et nga laptopi i dyshuar i braktisur i Hunter Biden zbulojnë se presidenti dhe djali i tij mund të kenë ndarë llogaritë bankare dhe të kenë paguar faturat për njëri -tjetrin, gjë që mund ta bëjë Joe një objektiv të një hetimi të FBI-së.

Letrat nga një laptop i braktisur i marrë nga ‘Daily Mail’ tregojnë djalin e presidentit Biden, Hunter dhe partnerin e biznesit Eric Schëerin (të dy punuan së bashku në Rosemont Seneca) duke diskutuar drejtpërdrejt financat e Joe Biden. Schwerin paraqet kërkesat për një marrëveshje financiare të Biden dhe duke punuar në taksat e zv. presidentit të atëhershëm, ndër të tjera.

Ka gjithashtu diskutime që përmendin Joe dhe Hunter Biden që paguajnë fatura për njëri -tjetrin dhe ndajnë llogaritë bankare. Ndërsa Hunter pranoi në dhjetor se FBI po hetonte taksat e tij, kjo mund të çojë në tërheqjen e presidentit në hetim, sipas ekspertëve ligjorë që folën për ‘Daily Mail’.

Llogaritë e ndara gjithashtu ngrenë pyetjen nëse financat e presidentit, ndërsa ishte në detyrë u përdorën për të ndihmuar në çështjen  e drogës së Hunter Biden.

Mesazhet me tekst të marra nga ‘Daily Mail’ tregojnë një agjent të Shërbimit Sekret të dalë në pension kohët e fundit, Robert Savage, duke i dërguar mesazhe Hunterit gjatë një feste, ndërsa ai ndodhej në një dhomë hoteli DC dhe shpenzoi dhjetëra mijëra dollarë.

“Hajde H. kjo është e lidhur me llogarinë e Celtic.” – lexohet në një mesazh, duke iu referuar më shumë se 20,000 dollarëve të Hunter. Thuhet se ‘Celtic’ ishte emri i koduar për Joe Biden.

Ndërsa mesazhet nuk i lidhin drejtpërdrejt financat e Joe Biden me arratisjet e djalit të tij, ato ngrenë pyetjen nëse agjenti po i referohej llogarive të supozuara të përbashkëta bankare.

Materiale të tjera nga laptopi tregojnë një imazh të Hunter duke buzëqeshur dhe duke tërhequr flokët e një gruaje, si dhe emaile që i hedhin ‘benzinë’ akuzave për korrupsion kundër dyshes Biden. Në to, Schwerin i kërkon Hunter që ta detyrojë babanë e tij të përdorë zyrën e tij disa herë për të ndihmuar biznesin, duke përfshirë prezantimin me ‘CEO-t e bankave kryesore’.

Çuditërisht, e-mailet gjithashtu tregojnë Schwerin duke marrë detyra që zakonisht do të ishin trajtuar nga stafi i zv. presidentit, duke përfshirë trajtimin e dokumenteve të Senatit të Biden që shkonin në Universitetin e Delaëare. Një ndihmës i senatorit Robert Menendez (D-New Jersey) gjithashtu kontaktoi Schëerin në vend të zyrës së Biden, për të kërkuar praninë e zv.presidentit në një ngjarje.

Marrëveshjet e biznesit të huaj të Hunter Biden u vunë nën një vëzhgim të madh gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, me ‘New York Post’ që ekspozonte publikimin e materialeve të shumta nga një laptop të supozuar të braktisur nga Hunter Biden. Përmbajtja përfshinte materiale të pakëndshme nga djali i presidentit Biden si dhe komunikime që dolën përballë pohimeve të mëparshme të Joe Biden, se ai nuk kishte njohuri ose marrëdhënie me biznesin e djalit të tij.

Presidenti madje kishte thënë se ai kurrë nuk përfitoi nga bizneset e djalit të tij, por e-mailet tregojnë Hunter duke u ankuar se gjysma e pagës së tij do të paguante faturat e babait të tij ndërsa ai ishte në detyrë si zv.president.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani