Vendosni fjalën kyçe....

11 degë studimi rrezikojnë të mbyllen në Universitetin e Shkodrës, Ministria e Arsimit refuzon kërkesën për dialog


Plot 11 degë studimi rrezikojnë të mbyllen në universitetin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës.

Rënia e numrit të studentëve dhe rrezikshmëria në të ardhmen për mbylljen e 11 degëve, ka detyruar asamblenë e këtij universiteti, të zhvillojë një mbledhje lidhur me këto problem.

Asambleja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kërkon që qeveria të rishikojë procedurat e pranimit të studentëve të rinj në universitete.

Nëpërmjet një deklarate, Asambleja fton rektoren e universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe pedagogët  të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe për përmirësimin e kushteve të institucionit akademik.

Pavarësisht kërkesave që asambleja i ka bërë ministres së Arsimit, Evis Kushi, për t’i dhënë universitetetit të drejtën për të administruar numrin e pranimeve të studentëve, pedagogët  nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete, përpos përgjigjeve të vonuara ku thuhet se “kjo e drejtë i takon vetëm qeverisë dhe se është e panegociueshme”. E njëjta letër u është dërguara institucioneve të tjera të larta në vend, pa marrë një përgjigje.

Pedagogët kërkuan që të jepen ide për ta zgjidhur këtë situatë, duke shkuar deri në procese gjyqësore me Ministrinë e Arsimit.