Vendosni fjalën kyçe....

Aksion i policisë së Kosovës kundër mallrave kontrabandë, përplasje me serbët në Mitrovicë (Video)


Një aksion i policisë së Kosovës po zhvillohet në Zveëan. Serbët në Mitrovicë kanë kundërshtuar aksionin e policisë për sekuestrimin e mallrave kontrabandë.

Në zonë ka pasur përplasje mes serbëve të Mitrovicës e forcave të policisë ndërsa një makine i është vënë flaka.

Serbët kanë bllokuar disa rrugë me makineri ndërsa efektivët e policisë kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Aksioni për sekuestrimin e mallrave kontrabandë po zhvillohet dhe në Prishtinë e Pejë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave, etj.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mësohet se aksioni ka përfunduar megjithatë disa rrugë në Mitrovicë mbeten të bllokuara ndërkohë që ka forca policie që kanë qëndruar në qytet.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

*Video Credits: Gazetaexpress e RTV Dukagjini