Vendosni fjalën kyçe....

Ndërprerje energjie në mbarë vendin, nga Kukësi në Berat, Shkodër, Pogradec, Korçë e Kurbin


Disa qytete në vend do kenë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e sotme.

Në njoftimin e OSHEE-bë bëhet me dije se ndërprerja është për shkak të punimeve që po kryhen në rrjet.

Zonat që do preken nga kufizimet janë Kurbini, Librazhdi, Pogradeci, Kukësi, Shkodra, Kruja, Korça, Berati e Puka.

Njoftimi

“Si pasojë e kryerjes së remontit në linjën 220kV Koman – Kolacem, do të ndërpritet energjia gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 në këto zona në Kurbin: Lagjia “Demokracia”, Thumane dhe Fshati Dukagjin.

Në Librazh po ashtu do të ketë ndërprerje të energjisë për shkak të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit. Pa drita do të mbesin nga ora 10:00 deri në orën 12:00 Komuna Proptisht Pogradec dhe nga ora 12:00 deri në orën 14:00 Komuna Stravaj, fshatrat Dritaj,Rastan, Prrenjas Fshat, qender, Shqiponje, Stranik, Stravaj dhe Vishok.

Zona të tëra do të mbesin pa drita sot edhe në Kukës, nga ora 12:30-16:00, për shkak të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit. Do të preken zonat: Bele, Breki, Topojan, Gjaferaj, Cernaleve, Kollovoz, Lojme, Nimce, Tejnimqe, Novosej, Stane Novosej, Orgjost, Oreshke, Orcikel, Shishtavec, Borje, Turaj, Zapod, Kroi I Bardhe, Imqallar, Toroqic, Shtreze, Grudallar, Njesia bashkiake Bicaj, Ujmisht,  Gostil, Lagjet 1, 2, 3, 6 dhe Muje.

Nga ora 09:00-12:30, në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në Shkodër do të mbesin pa energji elektrike: Pjesërisht Qyteti Koplik, Njësia Administrative Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije. Në Ktosh, Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë, Cesme,  Kaldrun, Sterbeq, Jubicë dhe Flakë dritat do të shkëputen në orarin 12:30-16:00. Zonat Bajzë, Aliaj, Kastrat, stacioni i trenit do të kenë mungesë të energjisë nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Nga investimet për mirëmbajtje rrjeti, në Krujë, gjatë intervalit kohor 10:00-14:00, do të punohet në disa fidera dhe pa energji do të mbeten: Fabrika e Tullave në fshatin Zallë, Ish reparti ushtarak Gjin, Ura e Gjolës, Budell, Bubq, Mazhë, Mallkuc dhe  Tari.

Në Korçë ditën e sotme do të punohet në disa fidera të NST Vranisht dhe pa drita në intervalin kohor 10:00-12:00 do të mbesin Ish-komunat Progër, Pojan dhe nga ora 12:00 deri në14:00 do shkëputet energjia në Hoçisht, Vranisht, Stropan dhe Baban.

Për shkak të remontit në linjën 110kV Fushë Arrëz – Lajthizë, në Pukë nga ora 06:00 deri në orën 14:00, do të mbesin pa drita zonat: Bardhet, Kryezi, Qafë Mali, Flet, Xath, Lajthizë, Qytet Fushë Arrëz dhe Nushaj.

Në Berat do të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike ditën e sotme e po ashtu edhe nesër si dhe me datë 15. Në këto data, gjatë intervalit kohor 06:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Berat: Ish komuna Allkaj: Zhelizhan, Mazhaj, Kundje, Toshkëz, Allkaj, Delisufaj, Bicakaj, Poshnjë, Goriçan, Çiflik, Kuçovë, Jagodinë, Suk dhe Arabaj.

Zonat Dukas, Drenovë Fushë, Belishovë, Lapunecë, Ngracan, Visok dhe Lofkënd në Ballsh do mbesin pa drita sot gjatë intervalit kohor 06:00-14:00 për shkak të të investimit që po kryen OSSH në linjën 35kV Patos – Ballsh, ndërsa ndërprerja në të njëjtin interval kohorë do të vijojë edhe ditën e nesërme dhe më 15 tetor.”