Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh në distancë Berishës: PD-ja s’mund të jetë bunker i interesave personale të kujtdo qofshin, armiky ynë regjimi Rama-Doshi-Rakipi


Kreu i Partisë Demokratike ka sqaruar sot vendimin e tij për shkarkimin e deputetit Flamur Noka nsi nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me ministren britanike në selinë blu, Basha, theksoi se armiku kryesor i PD-së dhe demokratëve është regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe se në këtë luftë nuk duhet shpërqendrim.

Sipas tij, Noka, ka shtrembëruar të vërtetën ndërsa lëshoi edhe një paralajmërim ndaj Berishës duke thënë se ‘ata që duan ta kthejnë PD-në në bunker për mbrojtjen e interesave personale e kanë gabim’.

“Zoti Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si nënkryetar i komisionit të sigurisë. Nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD-ja, që ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi me të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen.” – tha Basha para gazetarëve.