Vendosni fjalën kyçe....

Katër viktima nga shpërthimi me bombë në Jemen, shënjestra ishte guvernatori i Adenit


Të paktën katër persona janë vrarë pas një shpërthimi me bombë që kishte në shënjestër kolonën e eskortës së guvernatorit në qytetin portual jugor të Jemenit, Aden.

Reuters shkruan se guvernatori Ahmed Lamlas dhe ministri i bujqësisë Salem al-Suqatri, të dy anëtarë të një grupi separatist në Jemenin jugor, i mbijetuan shpërthimit, por të paktën katër persona u vranë.

Lamlas është sekretar i përgjithshëm i Këshillit Tranzitor Jugor (STC), një grup separatist që ka konkurruar me qeverinë e mbështetur nga Arabia Saudite për kontrollin e Adenit dhe jugut më të gjerë të Jemenit. Al-Suqatri është gjithashtu një anëtar i STC-së i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një zëdhënës ushtarak i STC-së tha se të paktën pesë persona u plagosën, përfshirë tre civilë, njëri prej të cilëve një fëmijë.

Qeveria dhe STC janë aleatë nën një koalicion të udhëhequr nga Arabia Saudite i cili është duke luftuar kundër lëvizjes Houthi të lidhur me Iranin. Paqëndrueshmëria në jug ndërlikon përpjekjet e paqes të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara.

Aleanca ushtarake ndërhyri në Jemen në Mars 2015, muaj pasi Houthis hoqën qeverinë e njohur ndërkombëtarisht nga kryeqyteti, Sanaa. Qeveria është e vendosur në jug ndërsa Houthit kontrollojnë pjesën më të madhe të veriut. Jemeni është gjithashtu shtëpia e Al-Kaedas në Gadishullin Arabik, e cila zhvillon sulme periodike kundër luftëtarëve të përafruar me autoritetet e vendit.