Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Krizën energjitike e shkaktoi qeveria, kostoja 150 milionë dollarë nga 8 milionë që duhet të ishte


Nënkryetari PD-së, Rushaj, ka thënë se në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë energjitike.

Gjatë konferencës për shtyp për media nga selia blu, ai tha se vendi ka pasur një prodhim të mirë të energjisë elektrike vitet e fundit. Rushaj theksoi se familjet dhe bizneset e vogla që konsumojnë energji duhet të ishin të mbuluara nga prodhimi në vend.

“Dua ta filloj duke thënë që ky vit mund të jetë çfarë do por në Shqipëri nuk mund të quhet krizë energjitike, përkundrazi nëse do të shikojm prodhimet e viteve 2020-2019 përshembull  që kanë qenë rreth 13 miliardë kWh duket qart që jemi në një vite shumë të mirë energjitik. Deri në shtator KESH-i ka prodhuar 4.5 mld kËh, pra e ka tejkaluar disa herë më shumë prodhimin që ka bërë gjith vitit në vitin 2020-2019. Të gjithë të cilët paguajnë një faturë OSHEE, i gjithë konsumi total shqiptar për familjarët dhe bizneset që faturohen nga OSHEE është 4.6 mld kWh orë ndërkohë që 4.5 mld kWh janë prodhuar deri më sot. Kaskada e Drinit kryesisht duke qënë një aset kombëtar është vendosur që të shërbejë pikërisht për konsumatorët familjarë kryesisht, për bizneset e vogla që nuk kanë mundësi të ndjekin tregun dhe çmimi që KESH ia shet kompanis së OSHEE për efekt të furnizimit të familjarëve është 1.5 lekë kWh ose 12 euro mWh.” – tha Rushaj.

Ai tha më tej se nëse KESH do furnizonte me energji qytetarët, çmimi për MWh do ishte 12 euro ndërkohë që sot blihet 260 euro mWh. Rushaj shtoi se nëse OSHEE do e merrte energjinë nga KESH, kostoja do ishte 8 milionë euro e jo 150 milionë euro sa është sot.

“Siç e shikoni në qoftë se KESh do të furnizonte të plotë kërkesën që ka konsumatori shqiptarë atëherë çmimi do të ishte vetëm 12 euro për mWh. Sa blihet sot? Rreth 260 ka vajtur euro për mWh, është 21 herë më e lartë se sa  çmimi që para disa ditësh është verifikuar. Duke bërë një përllogaritje biles duke llogaritur që mund të ulet fatura pak në muajt në vazhdim, për periudhën shtator- tetor kompania publike për të plotësuar këtë detyrim do t’i duhet të paguajnë rreth 150 milionë euro. Sikur ta kishin marrë nga KESH, po ta merrni nga KESH fatura do të ishte 8 milionë euro. Llogariteni vet sa është diferenca që do i kushtojë qytetarëve shqiptarë.” – shtoi Rushaj.

Nënkryetari i PD-së, akuzoi qeverinë dhe institucionet energjitike në vend si shkaktarë të krizës energjitike në vend. Rushaj theksoi se e gjithë gjendja e krijuar ka të bëjë me keqmenaxhimin dhe abuzimin.

“Në qoftë se për një moment të caktuar në një vend tjetër. Në qoftë se, në një moment të caktuar do të besonim atë çfarë thotë kryeministri Rama që nuk kishim asnjë lloj mundësie dhe ta shisnim në treg. Dhe ka shit 1.3 miliard KË/orë deri tani se vetëm 3.2 i ka dhënë për konsumatorët shqiptarë, 1.3 e ka nxjerr në treg KESH-i. Sikur edhe kjo të ishte e vërtetë, OSHE-ja që ka detyrim ligjor për të bërë një strategji të qartë importi, a nuk duhet që këtë energji ta blinte në Prill apo në Maj, ku çdo njeri e di që çmimi është më i lirë në bursë dhe ndërsa sot ku çmimi mund të jetë 220 apo 240 në bursë apo sa ka vajtur. Unë po them sa ka qenë çmimi i bursës sikur të ishte blerë në Maj, nuk po them as në Janar, as në Shkurt. Në Maj ka qenë 74.75 Euro për KW/orë. 3.5 herë më lirë se sa çmimi që ata e kanë blerë. Këto janë disa shifra që flasin vetë, këto janë disa shifra që tregojnë abuzimin që është bërë në kompanitë publike.” – theksoi Rushaj.