Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Kurbin nga banorët e dëmtuar nga tërmeti: S’po na japin bonusin e qirasë, kryebashkiakja ka ikur në drejtim të paditur


Vonesa në rindërtimin e shtëpive dhe vonesat e krijuara në marrjen e bonusit të qirasë ka ngritur në protestë disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, në Bashkinë e Kurbinit.

Ata shprehen se prej një muaji e gjysmë nuk kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa ende procesi i Rindërtimit nuk ka përfunduar.

Protestuesit shprehen se kanë 6 muaj që kërkojnë një takim me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Carën, për të marrë një përgjigje në lidhje me bonusin e qirasë dhe rindërtimin e banesave të tyre, por ajo nuk i është përgjigjur.

“Ne jemi të pastrehë, shtëpitë i kemi të dëmtuara. Nuk jemi takuar me kryetaren e Bashkisë, sa herë vijmë në Bashki dhe kërkojmë takim, kryetarja është larguar në drejtim të paditur, nuk po dimë se kur do kthehet në drejtim të ditur. Kemi 6 muaj që duam t atakojmë. Ne po protestojmë se bonusi e qirasë nuk na e kanë dhënë, ndihmën ekonomike jo, se ça do bëhet me shtëpinë nuk dimë gjë. Unë banoj akoma në çadër.”– shprehet një banor.

Një tjetër shton: “Ka një muaj e gjysmë që nuk e kemi marrë dhe nuk na japin arsye. Vijmë këtu e na sorollatin, nuk dimë nga të shkojmë”.