Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi mjekët gjatë detyrës, arrestohet një 26-vjeçar në Vlorë


Një 26-vjeçar në Vlorë është vënë në prangat e policisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Kjo pas një incidenti të ndodhur në Poliklinikën që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri”, ku i riu akuzohet se ka dhunuar dy mjekë gjatë ushtrimit të tyre të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme, ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen ‘Hajro Çakërri’.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- bën me dije Policia.