Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet për 3 linjat hekurudhore që do lidhin Durrësin me disa vende të rajonit: Do nxisin tregtinë


Në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, kryeministri Edi Rama foli për planet e tij për 3 linja hekurudhore që do të lidhin Durrësin me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Prishtinën.

Sipas tij, këto linja do të rrisnin bashkëpunimin dhe nxitjen e investimeve në vend.

 “Ka qenë një proces i gjatë, por edhe më shumë se sa aq me BERZH, për arsye që nuk kanë qenë të lehta për t’u kuptuar. Aktualisht na duhet që ta lidhim Durrësin me Malin e Zi në kuptimin hekurudhor, pasi nuk ka kuptim. Në të kundët Lidhja e Durrësit me Hanin e Hotit dhe pastaj me Malin e Zi, do të nxisë tregtinë. Paralelisht me këtë, ne presim me padurim që të punojmë për hekurudhën tjetër Durrës-Prishtinë dhe më pas të lidhet me Nishin, që e sjell të gjithë investimin në një rrjet më të gjerë jo vetëm rajonal, por edhe europian.

Së treti, nuk po e vendos në tabelën e përparësive, por këto të trija janë përparësi. Një tjetër segment është segmenti Durrës-Maqedoni e Veriut, që do të jetë kuptimplotë për rajonin. Do të jetë shumë me rëndësi paralelisht me punën që kemi nisur për Portin e Ri të Durrësit, që do të jetë më i madh, më i mirë dhe shumë më tepër dinjitoz nga pikëpamja mjedisore. Kjo ishte sa i takon hekurudhave dhe rrugëve. Sigurisht urojmë që të mund të shoqërojmë projektin e hekurudhës Durrës-Maqedoni e Veriut dhe me projekte të infrastrukturës, por do të dhe të kalojmë disa pengesa në situatën aktuale. Pjesa tjetër ka të bëjë me historinë digjitale, duke hapur një horizont të ri për të rinjtë. Kemi shumë të rinj të talentuar, të cilët duhet të shoqërohen përmes një mënyrë të gjithanshme për prezantimin e tyre me botën digjitale. Me informatikën në shkollë, duke e sjellë në epokë tjetër, pasi laboratorët e vjetër nuk përmbushin dhe nuk përballen me sfidat e kohës.”– deklaroi Rama.