Vendosni fjalën kyçe....

Zuckerberg humbi mbi 6 miliardë dollarë nga ndërprerja e ‘perandorisë’ së Facebook-ut


Mark Zuckerberg po përballet me pasoja të mëdha financiare, sipas Forbes, duke humbur miliarda dollarë, pasi përdoruesit vazhdojnë të jenë jashtë Facebook, Messenger, Instagram e WhatsApp.

Pas ankesave të mëdha në lidhje me platformat e ndryshme në ‘familjen’ Facebook, kompania tha se po punonte për të zgjidhur çështjen.

Pasi aplikacionet qëndruan gjashtë orë jashtë funksionit, Zuckerberg, është përballur me shumë persona që kanë shkuar në aplikacionet rivale të mediave sociale si Twitter dhe Telegram, për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Zuckerberg ka humbur miliarda dollarë si rezultat i ndërprerjes, sipas përcjelljes në kohë reale nga Forbes.

Liderët e tjerë në Big Tech gjithashtu kanë parë humbje që prej ditës së djeshme me Jeff Bezosin e Amazon dhe Bill Gates të Microsoft -it që të dy kanë humbur miliarda, edhe pse këto humbje janë ende relativisht të vogla krahasuar me rreth 6.7 miliardë dollarët e humbura nga Zuckerberg, deri tani.

Humbja e ka vënë Zuckerberg në vendin e gjashtë në listën e Forbes të miliarderëve më të mëdhenj në botë, me Elon Musk në zenit.