Vendosni fjalën kyçe....

“Provokim”- Salianji i kërkon ministrit Çuçi ta heqë maskën me logon e PS-së në Komision, ai ia plotëson dëshirën


Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi, u paraqit sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurimit, me një maskë që mbante logon e Partisë Socialiste.

Gjë me të cilën nuk ka rënë dakord deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Ky i fundit tha se komisionet zhvillohen në institucionin e Kuvendit dhe aty përfaqësohen të gjithë shqiptarët, kështu që vendosjen e logove ai e ka konsideruar si provokim. Ndaj Salianji i ka kërkuar ministrit Çuçi që të heqë maskën me logo dhe ta zëvendësojë me një tjetër.

“Pavarësisht se ne përfaqësojmë parti të ndryshme politike, në jemi përfaqësues të popullit dhe ky është institucion i cili duhet të respektohet si i tillë.

Ministri i Brendshëm i cili paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, minimale nuk duhet të vijë dhe as të provokojë me një maske me logo të Partisë Socialiste. Kështu që të zhvillohet mbledhja në mënyrë të normalshme, ose ta ndërrojë, ose ta heqë, ndryshe provokime të tilla janë të papranueshme.

Është bërë rrugë që e vë kryeministri kudo, të bëjë edhe mbledhje në komisione, ndërkohë që ne jemi këtu si përfaqësues jo i partisë, nuk mendoj se shkon.”- deklaroi Salianji.

Pas këtyre fjalëve ministri Çuçi nuk replikoi, por menjëherë e zëvendësoi maskën e tij me një tjetër pa logo.