Vendosni fjalën kyçe....

Salvadori nis prodhimin e Bitcoin, vendi amerikano-qendror i pari në botë që e përdor si monedhë zyrtare (Video)


Salvadori ka nisur prodhimin e Bitcoin. Kombi i Amerikës Qendrore është bërë vendi i parë në botë që ka përqafuar Bitcoin si një monedhë zyrtare.

Presidenti Nayib Bukele tha se masa do të sillte zhvillim ekonomik, përfshirje atë financiar dhe investime. Megjithatë vendimi i qeverisë ka shkaktuar kritika dhe ka çuar në protesta masive.

Salvadori ka nisur prodhimin e Bitcoin, duke shfrytëzuar energjinë nga një vullkan, ka njoftuar presidenti i vendit. Presidenti Nayib Bukele postoi një seri deklaratash si dhe video në Tëitter duke treguar punonjësit në një termocentral gjeotermal që nxjerr kriptovaluta.

Deri më tani, vendi ka arritur të nxjerrë 0.01083155 BTC ose 516 dollarë.

Ne jemi ende duke testuar dhe instaluar, por kjo është zyrtarisht miniera e parë Bitcoin që e merr energjinë nga vullkani, Presidenti nuk shtjelloi se sa makina po përdoreshin, nga cili vullkan termocentrali në video po e merrte energjinë, ose sa energji elektrike uzina merr prej saj. Gjatë verës, Bukele zbuloi se ai kishte udhëzuar kompaninë shtetërore elektrike LaGeo SA de CV që të dilte me një plan se si të nxirrte Bitcoin duke përdorur energji të lirë dhe të rinovueshme.

“Një burim energjie plotësisht i rinovueshëm, i pashfrytëzuar është vënë në punë për të prodhuar  Bitcoin. Bitcoin është përshpejtuesi më i madh i zhvillimit të energjisë së rinovueshme në histori”, tha inxhinieri i minierave të Bitcoin, Brandon Arvanaghi.

Për të popullarizuar përdorimin e kriptomonedhës, qeveria ka nisur portofolin e saj virtual ‘Chivo’, i cili ofron transaksione falas dhe lejon pagesa të shpejta ndërkufitare. Sipas Presidentit Bukele, më shumë se një e katërta e popullsisë 6.5 milionëshe të Salvadorit tashmë po përdorin Chivo.