Vendosni fjalën kyçe....

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrëshen, dy pasagjerët e plagosur nisen drejt Traumës


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Rrëshenit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin kokë më kokë dhe për pasojë kanë marrë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Në afërsi të një karburanti, në Mirditë, automjeti me drejtues shtetasin F.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë shtetasit   P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.