Kryeministria ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar sot në disa medie, lidhur me shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Drejtori i Komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka thënë për “ABC News” se lajmet janë të pavërteta.
Lajmi për shkarkimin e Veliut nga detyra qarkulloi sot në disa medie, të cilat duke cituar burime të paidentifikuara, raportonin se kjo vinte pas afatit 100 ditor të rritjes së performancës që kishte vendosur kryeministri Edi Rama.
Lidhur me këto raportime, deputeti demokrat Luan Baçi, pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Por Çuçi iu përgjigj pa pohuar e pa mohuar asgjë: “Do e merrni vesh në momentin e duhur. kur t‘i mbaroj kandili.”