Vendosni fjalën kyçe....

“Thirrja e ish-shefit të CIA-s për të goditur personat që folën për vrasjen e Assange nga agjencia pohojnë vërtetësinë e raportit” – Kryeredaktori i WikiLeaks


Kryeredaktori i WikiLeaks, Kristinn Hrafnsson tha se ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka ‘konfirmuar’ një raportin bombë në lidhje me planet e agjencisë për të ‘rrëmbyer ose vrarë’ Julian Assange duke bërë thirrje për ndjekjen e burimeve të saj.

Gjatë një paraqitjeje në podkastin e gazetares Megyn Kelly javën e shkuar, Pompeos iu kërkua t’i përgjigjej historisë bombastike të Yahoo News – e cila u bazua në informacione nga rreth 30 ish-zyrtarë të inteligjencës amerikane dhe të sigurisë kombëtare që ishin në dijeni të përpjekjeve të agjencisë kundër WikiLeaks.

“Unë nuk mund të them shumë për këtë përveç kushdo nga ata 30 njerëz që dyshohet se folën me një nga këta reporterë; ata të gjithë duhet të ndiqen penalisht pasi kanë folur për veprimtari sekrete brenda CIA -s,” tha Pompeo, ndërsa vuri në dukje se raporti i botuar të dielën ishte ‘trillim’.

Sidoqoftë, ai pohoi se ‘pjesë të raportit janë të vërteta’, të tilla si ekzistenca e një fushate të CIA-s për të goditur WikiLeaks pasi organizata kishte publikuar dokumente shumë të ndjeshme nga i ashtuquajturi ‘Vault 7’ i agjencisë që ofronin një vështrim të shkurtër në disa nga mjetet dhe metodat e tij të hakimit.

“Kjo mund të shihet si një konfirmim i Pompeos për historinë e rrëmbimit ose vrasjes së Assange. Pse tjetër ai do të donte t’i ndiqte ato burime ‘që flasin për aktivitete të klasifikuara’?” – shkroi Hrafnsson në Twitter.