Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mbi 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga bonusi i bebes


Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e të porsalindurve që kanë përfituar këtë vit nga bonusi i bebes.

Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se kanë përfituar më shumë se 32 mijë të porsalindur.

“Më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga #BonusiBebes, programi i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.”- shkruan Rama.