Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje, të plagosur dhe pretendime për viktima, çfarë po ndodh nga kontrolli i policisë te kampi i MEK


Prej më shumë se 7 orë policia me urdhër të Gjykatës së Posaçme ushtroi kontroll në ambientet e kampit “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit ku strehohen Muxhahedinët iranianë.

Policia ka ushtruar kontrolle pas disa informacioneve se aty strehohen iraniane që japin informacione për vendin e tyre.

Raportohet se SPAK ka lëshuar dhjetëra urdhërarreste dhe disa prej tyre janë ekzekutuar.

Nga ndërhyrja e policisë pati përplasje mes muxhahedinëve dhe efektivëve duke sjellë edhe të plagosur.

Ndërkohë në prononcimet për mediat banorët thonë se ka pasur edhe viktima, një deklaratë që nga policia nuk është konfimuar.

Gjatë operacionit dyshohet se janë sekuestruar laptopa dhe pajisje të tjera teknologjike.

Policia në njoftimin e saj mbi ushtrimin e kontrolleve lajmëroi se detaje mbi operacionin do jepen në një prononcim të dytë.

Ndërkohë muxhahedinët kanë dalë në protestë për të kundërshtuar kontrollet e policisë.