Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Do bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit, maksimumi 2 mandate


Gjatë një interviste televizive, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kur të vijë në pushtet, do të kufizojë mandatin e kryeministrit në vetëm 2 mandate.

Basha thotë se ky shembull është marrë nga SHBA-ja dhe se një kryeministër që nuk i arrin premtimet e tij në 8 vite, nuk ka çfarë bën më më shumë.

“Funksionimi i Parlamentit si një instrument të kontrollit të qeverisë. Funksionimi i opozitës, liria e medias, garancia e gazetarit. Dhe ka një instrument tjetër që është propozimi im dhe që do të bëhet realitet. Që është kufizimi i mandatit të kryeministrit, në vetëm dy mandate.

Ju e dini se atë që nuk bën dot për 8 vite nuk e bën dot as për 4 të tjera. Ky është një rregull në një nga demokracitë më të përparuara të botës.  SHBA e ka kështu dh duhet të jetë rregulluar për shqiptarët. Ky do të jetë një nga amendamentet e para që unë do të kaloj.”– ka deklaruar kryedemokrati në emisionin “ABC e Mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që më 25 Prill të dalin të votojnë masivisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *