Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të çuditshme, tufa e madhe e zogjve rrëzohet befas në tokë (Video)


Një tufë zogjsh u rrëzuan befas në tokë.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në shtetin e Meksikës verior, Chihuahua.

Në pamje shihet tufa e madhe e zogjve me ngjyrë të zezë që bien menjëherë në tokëë si shtëllungë e më pas ngrihen sërish në ajër, edhe pse disa syresh mbeten aty.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rënien, megjithatë ka disa teori për këtë që nga ndjekia e një grabitqari, ndotja e ajrit apo prania e rrjetit 5G në zonë.