Vendosni fjalën kyçe....

Benzi përplas motorin në Fushë-Krujë, një person dërgohet me urgjencë drejt spitalit


Një aksident ka ndodhur rreth orës 09:25 të mëngjesit të sotëm, tek unaza re në Fushë-Krujë.

Sikurse bëjnë me dije uniformat blu, është përplasur një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet B.K, me një motomjet me drejtues shtetasin me inicialet F.C. Ky i fundit ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital.

“Si pasojë është dëmtuar shtetasi F.C, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.