Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në një burg në Ekuador, përplasja mes grupeve shkakton mbi 100 viktima, disave iu pre koka (Video)


Të paktën 100 persona u vranë gjatë një përplasjeje mes bandave në një burg të Ekuadorit. Disa prej viktimave iu prenë kokën brutalisht, ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet teksa autoritetet kanë kërkuar trupa shtesë.

Dhuna shpërtheu të martën në burgun ‘Penitenciaria del Litoral’ në Guayaquil, Ekuador. Deri të mërkurën, të paktën 100 njerëz u raportuan të vdekur dhe 52 të plagosur, sipas zyrës së burgjeve të vendit. Numri i të vdekurve fillimisht ishte 30, megjithatë komandanti i policisë rajonale Fausto Buenano vuri në dukje se trupat e gjetur në objekt ishin ende duke u identifikuar.

Të burgosurit e armatosur me armë, granata dhe armë të tjera zjarri vranë njëri -tjetrin me brutalitet ekstrem dhe gjashtë viktima u gjetën me kokë të prerë. Pas një operacioni pesë orësh, policia duke përdorur ‘armë jo vdekjeprurëse’ arriti të rimarrë kontrollin e burgut, u tha Buenano gazetarëve.

Buenano tha se oficerët e tij u sulmuan nga të burgosur të armatosur, por nuk tha nëse këta oficerë vranë ose plagosën ndonjë të burgosur. Videoja e postuar nga qeveria e Guayas State tregoi një kolonë policësh të armatosur rëndë që hynin në burg.

Një zyrtar tjetër i policisë, Fabian Bustos, tha se disa armë u kapën pas bastisjes. Bandat rivale që konkurrojnë për kontroll në burg besohet se janë përgjegjëse për betejën, me zyrtarët ekuadorianë që fajësojnë grupet ‘Los Lobos’ dhe ‘Los Choneros’. Këto janë dy nga bandat e shumta që veprojnë në sistemin e burgjeve të mbipopulluar dhe shpesh të paligjshëm të Ekuadorit, me shumë grupe të lidhura me kartelet meksikane Sinaloa dhe Jalisco Neë Generation.

Masakra e së martës në Guayaquil nuk është një incident i izoluar. Dy beteja po aq të dhunshme në burgje kanë shpërthyer më herët këtë vit, me një valë trazirash nëpër burgjet e vendit ku kanë humbur jetën 22 persona në korrik. Përplasjet erdhën pasi vrasja e një drejtuesi të Los Choneros shkaktoi një luftë për pushtet midis bandave të burgjeve të vendit.