Vendosni fjalën kyçe....

Milan me karton të kuq humbet nga penalltia në fundin e lojës, PSG fiton derbin e sheikëve


Milan humbet nga pika e penalltisë në minutat e fundit të sfidës ndaj Atletiko Madrid.

Në sfidën e luajtur në San Siro, djalli ishte duke fituar në pjesën e parë pas golit të Leaos, por kartoni i kuq i Kessie i vështirësoi pozitat e skuadrës.

Edhe pse deri në minutën e 84’ kur Griezman shënoi golin e barazimit Milani po mbante presionin e shtuar nga spanjollët.

Më pas një prekje e diskutueshme me dorë në zonë nga Kalulu bëri që arbitri të jepte penallti dhe nga pika e bardhë Suarez nuk gaboi.

Në sfidat e tjera, PSG-ja fitoi derbin e sheikëve kundër Man.City me rezultatin 2-0.

Ndërsa Real Madrid humbi ndaj Club Brudge.

Liverpool fitoi 1-5 ndaj Portos, ndërsa Dortmund fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sporting.