Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët ekzekutojnë ish-liderin e ISIS-it, Abu Omar Khorasani


Talibanët kanë njoftuar se kanë ekzekutuar ish-liderin e ISIS-it, Abu Omar Khorasani.

Siç shkruan gazeta britanike “The Sun”, Khosarani ishte një figurë e rëndësishme e celulës së copëtuar të Daesh -it në Afganistan, organizata që shkaktoi shpërthimin në aeroportin e Kabulit që vrau të paktën 180 njerëz muajin e kaluar.

Fati i Khorasani mbeti i pasigurt pasi talebanët erdhën në pushtet. Disa raporte pohuan se ai u lirua së bashku me mijëra të burgosur të tjerë pasi kaosi përfshiu vendin. Por Ëall Street Journal raporton se ai u qëllua për vdekje së bashku me tetë togerë.

Gjatë fundjavës talebanët konfirmuan se ai ishte qëlluar për vdekje, sipas stacionit televiziv libanez al-Mayadeen.

Khorasani – i njohur gjithashtu si Zia ul -Haq – ishte në fakt i dënuar me vdekje që përpara se të vinin në pushtet talibanët.

Ai ishte kapur nga forcat amerikane dhe afgane në një shtëpi jashtë Kabulit në maj të vitit 2020, dhe thuhet se ishte dënuar me vdekje dhe 800 vjet burg.

Wall Street Journal tha se e kishte intervistuar Khorasanin në burg dy ditë para vdekjes së tij në mes të gushtit.

Edhe pse grupi i tij është në luftë me talebanët, ai përshëndeti përparimin e tyre si paralajmërues për ndryshime rrënjësore dhe parashikoi që ata do ta lironin.

“Ata do të më lënë të lirë nëse janë myslimanë të mirë.”– citohet të ketë thënë Khorasani.

Por raportet thonë se ai u mor nga burgu dhe u pushkatua. Një fotografi e pa verifikuar që pretendon të tregojë trupin e tij u postua më vonë në mediat sociale.

Ekzekutimi i tij shihet si një sinjal i fortë se talebanët nuk do të punojnë me terroristët e ISIS-it që kanë kërkuar të krijojnë një fortesë të re në Afganistan.