Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Buxheti i shëndetësisë gjatë pandemisë u përdor për të pasuruar klientët e Ramës, nga 164 mijë të prekur vetëm 7183 u rimbursuan


Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka përcjellë për publikun gjetjet e studimit nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit gjatë pandemisë.

Vokshi thotë se gjetjet e studimit tregojnë se shqiptarët janë më të braktisurit në Evropë gjatë pandemisë.

Më tej deputetja e PD-së thekson se nga gjetjet ja rezultuar se vetëm 4% e të sëmurëve me Covid janë rimburuar gjatë peroiudhës së pandemisë.

Qeveria, jo pandemia, është armiku më i rrezikshëm!

Shqiptarët janë më të braktisurit dhe më të keqtrajtuarit në Europë gjatë pandemisë.

Në prezantimin e gjetjeve kryesore të studimit të kryer nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit të pandemisë.

– 164 mijë qytetarë të prekur nga COVID (gjatë periudhës 2020-prill 2021), të rimbursuar vetëm 7,183 pra vetëm për 4 % e të sëmurëve.

– 1 mijë dollarë shpenzoi mesatarisht çdo i sëmurë për t’u kuruar, ndërsa qeveria rimbursoi vetëm 40 dollarë për të sëmurë, vetëm 4% e shpenzimeve individuale;

Gjetjet e studimit të kryer nga “Together for Life” nxjerrin në pah shqetësimin e drejtë të ngritur nga PD se buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për të ndihmuar shqiptarët, por për të pasuruar akoma më shumë klientët e Edi Ramës.

Tenderat sekretë blenë mjete mbrojtëse me 3-4 fishin e çmimeve të tregut me pakicë, por shërbimi për pacientët nuk u përmirësua, mjekët dhe stafi në qendrat shëndetësore patën trajtim qesharak, duke marrë vetëm 2 kuti me maska mbrojtëse në 18 muaj e për mjete të tjera mbrojtëse.

Kush përfitoi nga tenderat sekretë dhe josekretë gjatë pandemisë? Kush mban përgjegjësi për nivelin më të lartë të vdekshmërisë në rajon?

Kjo është një çështje që nuk do ta kalojmë në heshtje!

Qytetarët meritojnë respekt dhe llogaridhënie!

Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë do të kërkojmë transparencë të plotë për fondet e pandemisë”-shkruan Vokshi.