Vendosni fjalën kyçe....

Çmimi i bukës/PD publikon videon: Shumica e shqiptarëve në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik klientelist


Partia Demokratike ka publikuar sot një video-mesazh, lidhur me varfërinë e në veçanti për rritjen e çmimit të bukës. Sipas deputetes demokrate Grida Duma, shumica e shqiptarëve jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik klientelist dhe korruptiv të Ramës

“Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme. Nga qëndrimet e tyre kuptohet që janë një pakicë, sepse nuk dinë si ndihet shumica dërrmuese e shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv. Dëgjojeni zërin e tyre.”- shkruan deputetja Grida Duma ndërsa ndan videon e PD-së.

Në këtë video, qytetarë të ndryshëm shprehin përjetimet dhe mendimet e tyre në lidhje me përballimin e çmimit të bukës. “100 lek këtu e 100 lek atje”- thotë një nga qytetarët.

Po ashtu në një moment shfaqet zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili në një intervistë televizive thotë se “Deri tani çmimi është i përballueshëm.”