Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim i reagon Berishës: SHBA-të e kanë seriozisht me korrupsionin


Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës se “SHBA-të kanë një dosje për të por e kanë me shpifje”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Ambasadorja shkruan se SHBA-të e kanë seriozisht punën në lidhje me korrupsionin duke përmendur edhe përcaktimet e aktit 7031 me të cilin Departamenti i Shtetit shpall non grata personazhe të ndryshëm nëpër botë.  

Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Është e qartë se ne jemi seriozë në lidhje me korrupsionin, përfshirë përcaktimet e 7031 (c) ndërsa mbështesim një Shqipëri më demokratike më të fortë e të begatë. SHBA-të kanë qenë me Shqipërinë për 30 vitet e fundit dhe do të jemi edhe për 30 vitet e ardhshme dhe më tej”-shkruan Kim.

Yuri Kim u pa në Nju Jork së bashku me Edi Ramën në Akademinë Ushtarake por me postimin e sotëm duket se nuk është vetëm kjo arsyeja e vizitës.