Vendosni fjalën kyçe....

Drogë dhe municion në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë


Drogë dhe municion në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë. I riu ishte me precedent të mëparshëm për vjedhje.

“Shërbimet kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues Sh. S dhe pasagjer shtetasit K. K dhe M. K.

Gjatë kontrollit në automjet dhe të banesës së shtetasit Sh. S, sherbimet e Policisë gjetën municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë(thikë) një palë pranga policie, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sh, S., 32 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e uniformës”.”, jep detaje policia.