Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet një punëtor në galerinë në Bulqizë, grupi i shpëtimit në vendngjarje


Bllokohet një punëtor në galerinë në Bulqizë. Grupi i shpëtimit ka shkuar në vendngjarje.

“Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.”, jep detaje policia.