Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri izraelit i thotë jo shtetit të pavarur palestinez: Do ishte gabim


Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha të martën se ai është kundër krijimit të një shteti të pavarur palestinez dhe nuk do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas lidhur me këtë çështje.

Në një intervistë për KAN News, Bennett foli për zhvillimet në axhendën e Izraelit, duke thënë se krijimi i një shteti të pavarur palestinez do të ishte ‘një gabim i tmerrshëm’.

Ai gjithashtu tha se nuk do të takohej me Abbasin, për të cilin tha se po ‘padit ushtarët dhe komandantët e IDF-së në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë’, si dhe siguron pagesa mujore për ‘terroristët’.