Vendosni fjalën kyçe....

Digjet magazina me bimë mjekësore në Durrës, dëmi rreth 15 milionë lekë


Një magazinë bimësh mjekësore është përfshirë nga flakët në Durrës.

Një pjesë e magazinës është shkrumbuar ndërsa dëmi material paraprak llogaritet rreth 15 milionë lekë.

Magazina ndodhet në Bizë të Ishmit ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për incident apo zjarrvënie të qëllimshme.