Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha morri vendimin për Pazar, takimet i nis të enjten nga Tirana


Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në një intervistë për Syri TV se kur do nisë takimet me anëtarësinë pas largimit nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Berisha tha se të enjten do nisë takimet me anëtarësinë nga Tirana.

Sipas ish-kryeministrit Basha mori vendimin për pazar e interes personal.

Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.

Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.