Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 19-vjeçari, Policia: Vodhi nën kërcënimin e armës


Arrestohet një 19-vjeçar në Shkodër për grabitje me armë një dyqan.

“… specialistët bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin Drisht, ku dy shtetas vodhën nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C. Si rezultat i veprimeve hetimore, më datë 06.09.2021 u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasi A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.    

Gjithashtu, mëngjesin e sotëm është kapur dhe ndaluar autori tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, shtetasi:  

D.Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Këta shtetas dyshohen se paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.”, jep detaje Policia e Shkodrës.