Vendosni fjalën kyçe....

Danimarka u kërkon femrave me prejardhje ‘jo-perëndimore’ të punojnë: Ndryshe humbin përfitimet


Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka thënë se disa punëtorëve migrantë do t’u kërkohet nga shteti të punojnë 37 orë në javë për të marrë përfitime të mirëqenies, me rregullat që duket se u drejtohen grave nga prejardhje jo-perëndimore.

Frederiksen tha se rregullat e reja janë për të ndihmuar emigrantët të shkrihen në shoqërinë daneze, por ato janë gjithashtu në përputhje me përpjekjet e vendit për të pakësuar kërkesat e azilkërkuesve në zero.

Kufizimet e reja do të vendosen për ata që kanë marrë përfitime të mirëqenies nga qeveria daneze për tre deri në katër vjet, por që nuk kanë arritur një nivel të caktuar të aftësisë në gjuhën daneze.

“Për shumë vite ne kemi bërë një shërbim ndaj shumë njerëzve duke mos kërkuar asgjë prej tyre,” tha kryeministrja, e cila shtoi se rregullat kishin për qëllim veçanërisht gratë që jetojnë me përfitime, të cilat nuk punonin dhe ishin nga prejardhje ‘jo-perëndimore’.

Qeveria daneze thotë se gjashtë nga 10 gra nga Turqia, Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme nuk janë të punësuara.

“Është në thelb një problem kur kemi një ekonomi kaq të fortë, ku komuniteti i biznesit kërkon punë, por kemi një grup të madh, kryesisht gra me prejardhje jo-perëndimore, të cilat nuk janë pjesë e tregut të punës,” tha Frederiksen.

Pavarësisht se shpesh mendohet si një vend miqësor ndaj emigrantëve, Danimarka ‘socialist nordike’, ka një nga qëndrimet më të ashpra për emigracionin brenda BE-së.