Vendosni fjalën kyçe....

Raportohet për viktima dhe të plagosur nga zjarri në spitalin e Tetovës


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se ka viktima nga djegia e spitalit mobil të Tetovës i destinuar për pacientë me Covid-19.

Fatkeqësi e tmerrshme ka ndodhur në Tetovë ku ka viktima nga zjarri që e kaploi qendrën Kovid. Numri i saktë të cilët e kanë humbur jetën, të lënduarve dhe gjendja e tyre po vërtetohet për momentin”, tha Filipçe.

Zjarri tashmë është shuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar për të ndihmuar të plagosurit. Ata po transportohen me urgjencë në Shkup për tu dhënë kujdesin e duhur.