Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 55-vjeçari në Kavajë, ra duke punuar nga pallati në ndërtim


Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Kavajë.

Dyshohet se personi me iniciale P.Gj. është rrëzuar nga një pallat në ndërtim e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Njoftimi

“Më datë 07.09.2021, rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”