Vendosni fjalën kyçe....

Studentët të vendosur për të vijuar bojkotin e mësimit dhe ngujimin në universitete


Studentët po e vijojnë protestën e tyre në të gjitha fakultetet. Në shumë fakultete studentët kanë ditë që vijojnë të ngujuar duke qëndruar edhe gjatë natës aty.

Bojkoti i mësimit vijon në të gjitha universitetet e Tiranës e ditën e djeshme kësaj proteste i është bashkuar edhe universiteti i Durrësit.

Studentët shprehen të vendosur në çështjen e tyre dhe kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Ata kanë denoncuar vazhdimisht dhunën dhe presionin që u është bërë atyre nga policia e shtetit e policët privatë që ruajnë godinat e universiteteve.

Në fakultetin Ekonomik, studentët janë përplasur me administratën duke bllokuar derën dhe çdo hyrje brenda godinës.

Shumica e studentëve janë shprehur për bojkotin e mësimit ndërsa ka edhe një grup studentësh që kërkojnë të vijojnë procesin mësimor. Studentët protestojnë që prej 4 dhjetorit të vitit të shkuar.

Fillimisht para Ministrisë së Arsimit e më pas para Kuvendit e Kryeministrisë, ata e ndërprenë protestën masive vetëm disa ditë për festat e fundvitit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *