Vendosni fjalën kyçe....

4 humbje jete në vend, 502 raste të reja me Covid-19


Katër pacientë kanë humbur jetën 24 orët e fundit në spital lidhur me koronavirusin e ri.

Personat që kanë humbur jetën janë një qytetare 55 vjeç nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra.

Nga 5991 testime janë gjetur 502 persona në mbarë vendin. Në spital po mjekohen 147 persona nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.