Vendosni fjalën kyçe....

I mituri preu shiritin para tij, Erdogan e godet në kokë


Presidenti i Turqisë Regep Tajip Erdogan është fiksuar nga kamerat gjatë një ceremonie teksa godet në kokë një të mitur i cili preu shiritin para tij.

Mediat turke kanë publikuar momentin në fjalë, ku Erdogan priste që të priste shiritin e inaugurimit të një ure në qytetin e Rizës, vendlindjen e tij, ndërkohë që një fëmijë u tregua më i shpejtë se ai dhe preu i pari.

Erdogan pasi pa që fëmija kishte prerë shiritin e godet në kokë dhe i thotë disa fjalë.

Kjo video ka bërë xhiron në mediat turke dhe ka sjellë reagime të shumta.