Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplas këmbësoren në Tiranë, dërgohet në spital


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një motor ka përplasur një grua e cila po kalonte rrugën.

51-vjeçarja e aksidentuar është dërguar në spital.

Më datë 13.11.2020, rreth orës 17:40, në Kombinat, motorri me drejtues shtetasin I.Xh., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.M., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *