Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet trupi i 45-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Prespës


Është gjetur pasditen e sotme trupi i pajetë i një Stavri Vasilovskit, 45-vjeçarit që u mbyt në Liqenin e Prespës.

Ai u mbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë natës, tre persona kishin shkuar për të hedhur rrjetat e peshkimit, por varka është përmbysur.

Dy personat e tjerë, një prej të cilëve vëllai i  Vasilovskit kanë mundur të dalin në breg ndërsa babai i dy fëmijëve nuk ka mundur dot të dalë.

Kanë qenë polumbarët që kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të Vasilovskit, që ka qenë punonjës i bashkisë së Pustecit.