Vendosni fjalën kyçe....

Bebe Rexha triumfon në “Billboard Music Award”, fiton çmimin e rëndësishëm


Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha triumfoi në eventin e madh muzikor “Billboard Music Award” duke rrëmbyer çmimin ‘Top Country Song’ për këngën ‘Meant to be’ në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Bebe ishte e nominuar edhe për çmimin “Top Radio Song” por çmimi u rrëmbye nga Cardi B dhe Maroon 5 me këngën ‘Girls like you’. Sakaq këngëtarja tjetër shqiptare Dua Lipa, e cila ishte e nominuar në tre kategori, nuk arriti të fitonte asnjërën prej tyre.

Bebe nuk ishte aty për të marrë çmimin, por anëtarët e FGL Tyler Hubbard dhe Brian Kelley nuk harruan ta falenderojnë këngëtaren shqiptare për bashkëpunimin.

“Ne kemi qenë në një udhëtim të pabesueshëm”, tha Hubbard. Ne duhet të falenderojmë Bebe Rexhën, dua të them, një kohë e pabesueshme ishte bashkëpunimi me të. Ajo është e mrekullueshme”, vazhdoi ai. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *