Vendosni fjalën kyçe....

I kapen në “Benz” para të dyshuara si të falsifikuara, 35-vjeçari mbante tritol në dyqan


I kapen në mjetin “Benz” para të dyshuara si të falsifikuara por 35-vjeçari nga Lezha mbante edhe tritol në dyqanin e tij.

“U organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Seria”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:   

Kujtim Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 710.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol. “, jep detaje policia.