Vendosni fjalën kyçe....

BE: 70% e popullsisë së rritur është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19


Bashkimi Evropian (BE) vaksinoi plotësisht 70 për qind e popullsisë së tij të rritur, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një video mesazh.

“70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian tani janë plotësisht të vaksinuar, dhe kjo është më shumë se 250 milionë njerëz që janë të imunizuar”, njoftoi Ursula von der Leyen.

Von der Leyen e quajti këtë një “arritje të madhe”, por ajo paralajmëroi se duhet të jenë vigjilent pasi “pandemia nuk ka mbaruar”.

“Kemi nevojë për shumë evropianë që të vaksinohen shpejt për të shmangur një valë të re infeksionesh dhe për të ndaluar shfaqjen e varianteve të reja”, theksoi ajo, duke u bërë thirrje të gjithëve të marrin vaksinën.

Në mars, organi ekzekutiv i BE -së vendosi objektiv për të vaksinuar 70 për qind e popullsisë së rritur, minimum për të arritur imunitetin e turmës deri në fund të verës.

Deri në fund të korrikut, 70 për qind e popullsisë së rritur morën të paktën një dozë.

Vendet e BE -së u pajisën me vaksina si pjesë e marrëveshjeve të avancuara të blerjes me gjashtë prodhuesit e vaksinave – Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson & Johnson dhe Sanofi/GlaxoSmithKline, për të blerë rreth 2,6 miliardë doza.​​​​​​​