Vendosni fjalën kyçe....

Manovra, Rusia mund t’i shesë Nord Stream 2 kompanisë me bazë në BE për t’iu shmangur kufizimeve


Rusia mund të anashkalojë kufizimet eqasjes dhe kapacitetit për Nord Stream 2 të përcaktuara nga Direktiva e BE-së për Gazin duke i shitur tubacionin një operatori të vendosur brenda bllokut, raportoi të shtunën gjermania ‘Frankfurter Allgemeine’.

Filiali rus i Gazprom, me bazë në Zvicër, Nord Stream 2 AG, i përfshirë në ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2, humbi një betejë gjyqësore mbi qasjen ekskluzive në infrastrukturë në fillim të kësaj jave.

Kompania po kërkonte një përjashtim nga dispozitat e Direktivës së BE-së për Gazin që ndalon një firmë të vetme nga përdorimi ekskluziv i një tubacioni. Sipas vendimit të së mërkurës nga Gjykata e Lartë Rajonale në Dusseldorf, Gazprom mund të detyrohet të përdorë vetëm 50% të kapacitetit të tubacionit dhe të lejojë një furnizues të pavarur të përdorë pjesën tjetër në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjet e BE-së.

Sidoqoftë, sipas rregullave të përditësuara të direktivës, tubacioni i gazit që hyn në vendet e BEsë ose duhet të shfrytëzohet pjesërisht nga një furnizues alternativ, ose një pjesë e tij e vendosur në territorin e bllokut duhet t’i përkasë një kompanie të palëve të treta. Sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung, zyrtarët e BE-së mund t’i ofrojnë Gazprom-it mundësinë për të bërë këtë të fundit.

“Sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian të përfshirë në këtë çështje, Nord Stream 2 nuk i plotëson kërkesat e BE-së. Ata thonë se nuk ka mundësi të shitet tubacioni, ” thotë gazeta. Sidoqoftë, ajo thotë më tej se asnjë nga pengesat që Komisioni Evropian mund të vendosë përpara nisjes së gazsjellësit nuk mund ta parandalojë atë nga dërgimi i gazit në Evropë në të ardhmen.