Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë fizike ndaj familjarëve, arrestime në Berat


 

Ushtruan dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor, arrestohet një shtetas tjetër në Berat.

“Nga specialistët u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpalluar në kërkim policor R.C., 47 vjeç, banues në Berat, pasi në datë 27.08.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua shtetasi H.B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.”, jep detaje Policia e Beratit.