Vendosni fjalën kyçe....

Policia në Peru shfrytëzon “Babagjyshin” për të goditur trafikantët e drogës (Video)


Policia peruane përsëriti ritin e goditjes së trafikantëve të kokainës, me kostumin e Babagjyshit të vitit të ri.

Ashtu siç është bërë traditë për Policinë Kombëtare të Perusë, skuadra e drogës kreu operacione kundër trafikantëve duke ndërruar kostumin e superheronjve të verës me një Babagjysh, një thes i të cilit kishte vare dhe një listë me urdhra arresti.

Objektivi ishte banda e quajtur “Drerët e këqij”, të cilët u arrestuan me qindra pako marijuanë dhe pastë kokaine.

Megjithatë operacioni policor nuk ishte aspak pë argëtim. Kombinimi i mjekrës dhe kostumit të kuq u zgjodh sepse lejon policinë të lëvizë e pazbuluar në lagjet më pak mikpritëse të Huaral. Sipas autoriteteve peruane, operacion policor kishte qenë i suksesshëm.