Vendosni fjalën kyçe....

Darkë në Pallatin e Brigadave, Edi Rama mbledh deputetë socialistë e ministra


Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga bërja publike e emrave të ministrave të qeverisë Rama 3, kryeministri ka menduar të mbledhë në një darkë socialistët e tij.

Deputetë socialistë të legjislaturës së kaluar, deputetë të kësaj legjislature që pritet, ministra, ish-ministra e emra të rinj që Rama do katapultojë në qeveri. Këta mendohet të jenë të ftuarit e Ramës në darkën mondane sot.

Nuk dihet nëse në moment të fundit Rama do të ndryshojë mendim për darkën e orës 19:00, duke i mbledhur në ambiente më të thjeshta.

Pak ditë më parë Rama bëri një dalje për mediet nga salla ku mbledh ministrat, duke “u vënë edhe nota” të tijëve.